29 Mars 2024

BE diskuton për pavarësinë energjetike

Bruksel, 14 mars - Pavarësia energjetike pritet të jetë në krye të agjendës së një konference në Vjenë, e cila mbledh zyrtarë të Parlamentit Evropian dhe Bashkimit Evropian.

Në konferencën e sotme do të analizohet se si konflikti në Ukrainë dhe kërcënimet nga kompania ruse Gazprom se do të ndërpresë dërgesat që kalojnë përmes Ukrainës, ndikojnë marrëdhëniet e BE-së me fqinjët e saj lindorë.

Johannes Hahn, komisionar i BE-së për politika të fqinjësisë, do të flasë për rëndësinë e çështjeve energjetike në politikën e re të fqinjësisë së BE-së.

Konferenca është titulluar “Pas Nabukos dhe Rrjedhës së Jugut, rajonit i nevojitet fillim i ri” – referenca këto për propozimet e tubacioneve të reja që do të lidhnin Evropën qendrore dhe lindore me Rusinë dhe rajonin kaspik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)