19 Prill 2024

Rryma mund të shtrenjtohet sërish nga muaji prill

Prishtinë, 26 janar - Dështimi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për t’i kthyer në kohë dy njësitë e termocentralit “Kosova A” mund t’i faturohet sërish konsumatorit, duke i shtrenjtuar tarifat e energjisë elektrike që nga muaji prill.

KEK-u kishte paralajmëruar se gjatë muajit dhjetor do t’i kthejë në punë njësitë A4 dhe A5 të termocentralit “Kosova A”, që u paaftësuan në shpërthimin e 6 qershorit.

Këto njësi ende janë jashtë funksionit. Gjatë këtij muaji sa është vonuar KEK-u për t’i kthyer në punë dy njësitë e A-së, KEDS-i ka importuar energji elektrike për të mbuluar mungesën e energjisë elektrike vendëse që ka ardhur për faj të KEK-ut.

Në muajin prill, kur pritet të vendoset për tarifat e energjisë elektrike, ZRRE-ja do t’i marrë për shqyrtim të gjitha shpenzimet e të licencuarave për t’i barazuar me ato që ishin lejuar në shtatorin e vitit 2014, kur për herë të fundit janë shqyrtuar tarifat e energjisë elektrike, përcjell koha.net.

Njëra prej kostove që i njihet KEDS-it, tash KESCO si furnizues publik, është edhe importi i energjisë elektrike.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)