28 Mars 2024

“Termokos” përgatitet për fazën e tretë të koogjenerimit

Prishtinë, 20 janar - Zgjerimi i rrjetit të koogjenerimit në kryeqytet, i cili është paraparë të fillojë këtë vit, do varet nga mjetet që do të sigurojë ngrohtorja e qytetit “Termokos”.

Kjo pasi që zgjerimi masiv i rrjetit në lagje të reja ka një kosto të lartë. Faza e tretë e zgjerimit të rrjetit t ë koogjenerimit pritet të fillojë në lagjet “Mati 1”, “Kalabria” dhe “Arbëria”.

Ndërkaq “Termokos” ka në plan që të sigurojë mjete për këtë fazë, nga kredi të buta apo grante dhe donacione, si dhe mjete vetjake. E, derisa të mos sigurohen këto mjete, nuk do të fillojë as zgjerimi i rrjetit.

Realizimi i projektit të koogjenerimit ka rritur dukshëm kapacitetet e energjisë termike, mirëpo për planifikimin e sipërfaqeve të reja ngrohëse janë duke u bërë përllogaritjet.

“Zgjerimi i rrjetit është një proces gradual, që ka zhvilluar ‘Termokosi’ duke futur në rrjetin e ngrohjes ato objekte të reja që janë në afërsi të rrjetit të ngrohjes, përfshirja e të cilave nuk ka një kosto të lartë dhe është e përballueshme për ne. Do të vazhdojmë me zgjerimin e rrjetit në lagjet e reja të kryeqytetit, siç janë: ‘Kalabria’, ‘Mati 1’ dhe ‘Arbëria’”, ka theksuar ajo, shkruan Koha Ditore.

Ndërkaq, sipas zyrtarëve të “Termokosit”, ngrohtorja e qytetit aktualisht ofron ngrohje për rreth 12 mijë e 500 konsumatorë, prej të cilëve rreth 11 mijë e 500 janë subjekte banesore, ndërkaq rreth 1 mijë janë subjekte afariste.

Në anën tjetër, në Komunën e Prishtinës patën thënë se nga ngrohtorja e qytetit ngrohen rreth 60 mijë banorë.

Ndërkaq, as “Termokosi”, e as Komuna e Prishtinës nuk e kanë bërë të ditur shumën e saktë që do të nevojitet për përfundimin e fazës së tretë të koogjenerimit, mirëpo në Komunë kanë bërë të ditur se është ndarë një shumë për të ndihmuar ngrohtoren.

Për këtë projekt, që përfshin 3 faza, janë ndarë gjithsej 30 milionë euro.

Prishtinasit, që nuk janë të lidhur me ngrohtoren e qytetit, po kërkojnë nga “Termokosi” dhe Komuna që një gjë të tillë ta bëjnë sa më shpejt. “Pse të kenë vetëm disa lagje ngrohje”, është shprehur një qytetar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)