20 Prill 2024

UNDP vazhdon fushatën për efiçiencë të energjisë

Prishtinë, 17 dhjetor - Në kuadër të projektit Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët (SLED), UNDP do të mbajë një ngjarje promovuese ku do të përurohet këndi për efiçiencë të energjisë në komunën e Prishtinës dhe njëkohësisht do të prezantohet fushata ndërgjegjësuese për këtë fushë.  

Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është shpërndarja e informatave mbi efiçiencën e energjisë dhe rritja e numrit të njerëzve të informuar mbi këto masa dhe produktet e EE-së.

Ngjarja që do të mbahet në Komunën e Prishtinës do të tubojë zyrtarë të të gjitha komunave ku janë themeluar info-këndet  deri më tani si dhe do të jenë të pranishëm edhe Dardan Sejdiu, Zëvendëskryetar të Komunës, Znj. Alessandra Roccasalvo, Zëvendës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Luan Morina, Udhëheqës i Departamentit të Energjisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Bedri Dragusha, Kryeshef i Agjensionit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Projekti Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)