29 Mars 2024

Nis furnizimi me ngrohje përmes kogjenerimit

Prishtinë, 15 dhjetor - Me rastin e fillimit të furnizimit me ngrohje nëpërmes sistemit të kogjenerimit sot mbahet ceremonia solemne e që do të mbahet në Ngrohtoren e qytetit të Prishtinës “Termokos” duke filluar nga ora 13:00.

Ceremonisë i paraprin nënshkrimi i marrëveshjes për furnizim me ngrohje në mes Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos” Sh.A, z. Arsim Janova dhe drejtorit ekzekutiv të KEK-ut, z. Arben Gjukaj. 

Ndërkaq, ceremonia e fillimit të furnizimit me ngrohje fillon në ora 13.30.

 Projekti \"Përmirësimi i ngrohjes qendrore dhe ko-gjenerimit” është pjesë e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), një iniciativë e përbashkët e Komisionit Evropian dhe KfW, donatorëve bilateralë (Luksemburgut dhe Suedisë), për të mbështetur investimet për zhvillim socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet grantit të kombinuar dhe financimit të kredive.

Rezultatet e këtij projekti kanë të bëjnë me uljen e humbjeve të nxehtësisë në sistem përmes rinovimit të rrjetit të ngrohjes qendrore, lidhjes së rrjetit të ngrohjes qendrore me termocentralin Kosova B, për të ko-gjeneruar ngrohjen dhe energjinë (CHP).

E gjithë kjo është me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit të energjisë dhe të zvogëlimit të vëllimit të emetimit të gazrave të rrezikshme që shkarkohen në ajër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)