23 Prill 2024

Vazhdojnë pakënaqësitë për shtrenjtim të rrymës

Prishtinë, 13 nëntor - Shtrenjtimi i energjisë elektrike që ka ndodhur në muajin gusht, pati “detyruar” shoqëritë civile që të organizojnë një aksion për të mbledhur nënshkrimet për peticion kundër vendimit të autoriteteve kompetente për shtrenjtim të energjisë.

Ky peticion që është zhvilluar në muajin shtator, është nënshkruar nga 33 mijë qytetarë në nëntë komuna të Republikës së Kosovës.

Pas kërkesës se Distribucioni për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), për shtrenjtim të energjisë elektrike, Bordi i Zyrës se Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka marrë vendim që tarifa mesatare e energjisë elektrike të rritet për 5.18 për qind.

Kjo rritje është arsyetuar më nevojën e rritjes se importit pas aksidentit të ndodhur në termocentralin “Kosova A” në qershor të këtij viti.

Por, Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), që merret më çështje energjetike ka shprehur revoltim ndaj, siç kanë thënë, mungesës se interesimit institucional të Presidentes për të pranuar dhe konsideruar peticionin kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Visar Azemi, nga ky konsorcium tregon se kanë kërkuar nga zyra e presidentes, si thotë ai, si i vetmi institucion funksional në vend, për të pranuar peticionin e nënshkruar, por që nuk kanë marrë ndonjë përgjigjeje.

\"Mirëpo për kundër faktit se ne kemi kërkuar dy herë me shkrim nga Zyra e Presidentes që të na pranoj si delegacion për ta njoftuar presidenten më këtë peticion, ne asnjë herë nuk kemi marrë përgjigjeje nga zyra e saj. Më ç’rast kemi konsideruar se kjo zyre po injoron shoqërinë civile dhe 33 mijë nënshkrimet e mbledhura muaj më parë”, tha Azemi .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)