26 Prill 2024

Rusia i redukton gazin Serbisë, marrëdhëniet mes tyre hyjn në krizë

Beograd, 1 nëntor - Serbia mund të përballet me një krizë tën furnizimit me energji elektrike, kjo pasi partneri i saj më i madh ekonomik dhe politik, Rusia, ka vendosur t’i ulë me 28% furnizimet me gaz.

Sipas mediave serbe, shkak për këtë vendim është bërë refuzimi i kryeministrit Aleksandar Vuçiç për shlyerjen e borxheve ndaj Rusisë.

Mësohet se gjatë vizitës në Beograd, presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar qeverisë serbe shlyerjen e një borxhi prej 200 milionë dollarësh deri në mars të vitit 2015, por kreu i ekzekutivit Vuçiç e ka kundërshtuar një kërkesë të tillë.

Vuçiçi e ka cilësuar të padrejtë dhe të pavend nga ana e kreut këtë ultimatum të shoqëruar me uljen e sasisë së gazit që vendi merr nga Rusia.

Sipas të përditshmes “Danas”, Serbia pritet të paraqesë notë proteste për uljen e furnizimit me gaz.

Në muajin gusht, Ministria e Punëve të Brendshme ngriti një grup pune për të shqyrtuar shitjen e Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS) kompanisë ruse “Gazprom Neft”.

NIS u privatizua në dhjetor të vitit 2008, si pjesë e një pakete marrëveshjesh energjetike midis Serbisë dhe Rusisë, e cila u përfundua gjatë qeverisë së Koshtunicës.

Kjo mund të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, aq më shumë në një kohë kur perëndimi po i përsërit me ngul Beogradit që t’u bashkohet shteteve perëndimore që i vendosën sanksioneve ekonomike e politike Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe krizës së shkaktuar në Ukrainë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)