23 Prill 2024

BE investon 650 milionë euro për infrastrukturën energjetike

Buksel, 31 tetor - Bashkimi Europian (BE) vendosi të mërkurën që të investojë rreth 650 milionë euro për projektet e infrastrukturës energjetike, pjesa më e madhe në vendet baltike dhe në Evropën Qendrore.

“Shtetet anëtare kanë pranuar të japin 647 milionë euro në kuadër të mbështetjes së projekteve prioritare”, theksoi Komisioni Evropian në një komunikatë.

Fondet do të vijnë nga programi evropian “Mekanizmi për Interkonjeksionin në Evropë”.

Sipas Komisionit Evropian, projektet do të mundësojnë rritjen e sigurisë energjetike në Evropë, reduktimin e izolimit të disa shteteve anëtare nga raporti me rrjetet e Bashkimit Evropian dhe për të kontribuar në mbarëvajtjen e tregut evropian të energjisë.

Investimi më i madh, një shumë prej 295 milionë eurosh, do të shkojë për një projekt të interkonjeksionit të gazit mes Polonisë dhe Lituanisë. Një interkonjeksion elektrik mes Estonisë dhe Letonisë përfiton një ndihmë prej më shumë se 112 milionë eurosh.

Një tjetër në Letoni merr më shumë se 55 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)