28 Mars 2024

Nabërgjani merr frymë lirshëm

Prishtinë, 20 tetor - KEDS ka investuar në Nabërgjan të Pejës duke rritur kualitetin e shërbimeve dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Kjo është arritur falë zëvendësimit të 10.5 km kabllo dhe 161 shtyllave nga  betoni që kanë zëvendësuar ato të drurit.

Nabërgjani i Pejës tashmë merr frymë lirshëm. KEDS ka investuar në rrjetin e tensionit të ulët duke rregulluar përfundimisht  problemin e furnizimit që kishin ata. Intervenimi është bërë në dy trafo të këtij fshati, që kanë shkarkuar kapacitetet, përkatësisht në trafon tek Osmantafilët dhe te Bërbatët.  “Investimi ka shkuar në rregull. Kemi pasur bashkëpunimin e plotë të Komunës së Pejës, sikurse edhe të qytetarëve”, thotë Armend Hoti, specialist për zhvillim të rrjetit në Distriktin e Pejës.  Nabërgjani  është një nga fshatrat më të mëdha të kësaj komune, përderisa tensionin e kishin mjaft të ulët. “Gjendja ka ndryshuar. Tash konsumatorët marrin shërbime mjaft kualitative”, thotë Hoti.

Konsumatorët janë ndarë mjaft të kënaqur. “Na ka ndryshuar  jeta për të mirë. Tash nuk kemi nevojë ta ndezim agregatin për shkak të tensionit të dobët”, thotë Sylë Lajçi, në të gjashtëdhjetat e vona, pronar i një sharre për  përpunim druri.

“Gjendja nuk ka qenë aspak e mirë,  më herët e kishim shumë të vështirë të punonim, pasi biznesi ynë është shumë i varur nga energjia elektrike për aktivizimin e pajisjeve. Tash nuk ka kësi problemesh”, shton Lajçi, një rugovas me origjinë.

KEDS nuk është kursyer me këto investime.  “Tek TS Osmantafilët kemi shtrirë 2.8 km kabllo, 45 shtylla dhe kemi bërë zhvendosjen e pikave matëse në shtyllat elektrike për 83 konsumatorë”, thotë Adem Hajdini, projektmenaxher i këtij projekti. 

Pos shërbimeve më kualitative është rritur edhe siguria e furnizimit. “Shikoni shtyllat e betonit, ato e kanë rregulluar edhe pamjen, sikurse na bëjnë të ndihemi shumë më të sigurt”, thotë Lajçi.

KEDS njëjtë ka vepruar edhe në lagjen tjetër, atë të Bërbatëve.  Aty disa fëmijë në vendin ku ishin shtyllat e vjetra elektrike, tashmë po luanin volejboll, pasi shtyllat ishin larguar skaj rrugës, falë vizionit të Armend Hotit, i cili ishte angazhuar jashtëzakonisht shumë që ky projekt të përfundojë me sukses.

“Dëshironim që shtyllat që kishin zaptuar sheshin e vetëm të lagjes të largoheshin nga aty në mënyrë që banoret të kishin ku të çlodheshin dhe shihet që ia kemi arritur. E kemi pasur edhe bashkëpunimin e të gjitha palëve për këtë”, thotë Hoti.

Edhe konsumatorët e kësaj lagje kanë fjalë të mira për projektin.  “Falënderojmë KEDS-in për këtë investim. Tash marrim frymë shumë më lirshëm”, thotë Armend Bërbati, pronar i një biznesi që merret me përpunimin e shufrave të hekurit.  Edhe këtu janë vendosur shtyllat e betonit, sikurse kabllot e reja.

“Tek trafo e Bërbatëve kemi  vendosur mbi 7.6 km kabllo, 116 shtylla dhe kemi zhvendosur njehsorët për 85 konsumatorë”, thotë projektmenaxheri  Hajdini.

Ky projekt ka ulur edhe humbjet në të dy trafostacionet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)