19 Mars 2024

Vazhdon projekti i zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë

Prishtinë, 20 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli, së bashku me kreun e Zyrës së BE-së, në Prishtinë Samuel Zhbogar dhe kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri ,kanë përuruar vendosjen e masave të Efiçiencës së Energjisë në shkollën 8 Marsi në Pejë .

Me këtë rast ministri Ismajli, ka pohuar se gjenerimi i energjisë nuk do të jetë çështje sfiduese në të ardhmen, por shfrytëzim më i mirë i energjisë së gjeneruar , andaj sipas tij efiçienca e energjisë është edhe burimi më alternativ i energjisë më i lirë dhe njëkohësisht më i besueshmi.

“ Komisionit Evropian i jemi mirënjohës për financimin e këtij projekti, që është një përkrahje e vlefshme me anë të së cilës do të ndihmohet drejt arritjes së caqeve të kursimit të energjisë sipas direktivave të BE-së “, ka thënë ministri Ismajli. 

Nga ana e tij   numri një i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, ka thënë se deri më tani janë përzgjedhur  63 shkolla në tërë Kosovën për të instaluar masat e efiçiencës së energjisë.

“Mendoj se kemi bërë një punë të mirë dhe në këtë shkollë  kemi kombinuar dy gjëra, në njërën anë mjedisin dhe në anën tjetër zhvillimin, pra i kemi kombinuar që të dyja ekonominë dhe mjedisin” ,ka thënë Zhbogar  

Ndërsa, kreu i Komunës së Pejës  Gazmend Muhaxheri ,duke falënderuar kreun e BE-së Samuel Zhbogar dhe ministrin Ismajli tha se  ndihma respektivisht vendosja e masave te efiçiencës së energjisë është e rëndësishme në veçanti vendosja e këtyre masave në shkolla.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)