29 Mars 2024

BERZH akordon kredinë e parë për KOSTT

Prishtinë, 15 tetor  - Sot në Prishtinë u nënshkrua marrëveshja e parë për kredi financiare në mes të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Operatorit të Sistemit të Transmsionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), përmes së cilës do të bëhet financimi i disa projekteve për zhvillimin e Sistemit Transmetues të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja u nënshkrua nga ana e z.Holger Muent, drejtor për Ballkanin Perëndimor i BERZH dhe z.Naim Bejtullahu, Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT.

Marrëveshja parasheh sigurimin e kredisë komerciale afatgjate nga BERZH me kushte kredituese të buta në vlerë prej € 30 milion, me periudhë kthyese prej 12 vite + 3 vite grejs periudhë.

Ky investim do të mundësojë ndërtimin e disa nënstacioneve elektrike 110/10(20)kV në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit. Gjithashtu, ndërtimi i këtyre nënstacioneve do të krijojë kushte të volitshme për zhvillim ekonomik në regjionet përkatëse.

Implementimi i projketeve në fjalë do të mundësojë arritjen e pajtueshmërisë me kriterin e sigurisë N-1 për rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike, i cili përbën një nga parakushtet kryesore teknike për anëtarësim në ENTSO-E (Rrjeti i OST-ve Evropiane për energji elektrike/European Network Transmission System Operators-Electricity).

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Naim Bejtullahu, duke falënderuar BERZH-in, me këtë rast theksoi “KOSTT në mënyrë të vazhdueshme përcjell trendet e kërkesës për energji elektrike të cilat padyshim janë në rritje.

Ne, përmes Planit Zhvillimor të Transmisionit (PZhT) i planifikojmë projektet për zhvillimin dhe modernizimin e vazhdueshëm të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës, me qëllim të përgatitjes së tij për të akomoduar ngarkesën.  Pjesë e PZhT janë edhe këto projekte që do të financohen nga BERZH. KOSTT do të punojë me përkushtim të madhë në implementimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe besoj fuqishëm në bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe partneritetin me BERZH.”

Në anën tjetër z.Holger Muent, Drejtor i BERZH për Ballkanin Perëndimor shtoi:

“Ne kemi kënaqësinë që të investojmë në  këtë projekt të rëndësishëm për zhvillimin e transmisionit, i cili njëherit përbën investimin e parë të madh të Bankës në sektorin e energjisë në Kosovë. Ky projekt do të sjellë përfitime si për vendin ashtu edhe për rajonin në kuptimin e përmirësimit të sigurisë së energjisë elektrike. Ky është hapi i parë drejt ndërtimit të partneritetit të qëndrueshëm në mes të BERZH dhe KOSTT.” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)