29 Mars 2024

Arrihet marrëveshja dhe plani aksional për energji Kosovë - Serbi

Prishtinë, 18 tetor - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri sot mbajti një konferencë për media. Në takimin me gazetarët ajo foli për disa zhvillime pozitive në lidhje me marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel. Në konferencën në fjalë morri pjesë edhe Naim Bejtullahu, kryeshef i KOSTT-it.       

“Në procesin e dialogut të deritashëm dhe në takimin e fundit që patëm në Bruksel u aprovua plani aksional për energji. Me fjalë të tjera është aprovuar plani për zbatimin e marrëveshjes së energjisë pas bisedimeve që zgjatën një vit. Në shtator të vitit të kaluar marrëveshja për energjinë është nënshkruar nga ana e kryeministrave të dyja vendeve, të Kosovës dhe të Serbisë dhe zonjës Eshton."

"Tani është rrumbullakosur edhe plani për zbatim. Në ndërkohë është arritur edhe një marrëveshje mes autoriteteve të dy dyja vendeve për transmisionin e energjisë, përkatësisht të KOSTT-it nga ana e jonë dhe autoritetit homolog në Serbi. Kjo është arritur me ndërmjetësimin dhe nënshkrimin edhe nga ana e Bashkimit Evropian” tha në fjalën e saj zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

Në vazhdim ajo theksoi se me nënshkrimin e këtyre marrëveshje po hapët një kapitull i ri për bashkëpunimin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë, sipas standardeve evropiane, në bazë të marrëveshjeve të Brukselit dhe me garantimin e BE-së për zbatimin e përpiktë të tyre.

Qeveria e Kosovës konsideron se bashkëpunimi ndërshtetëror për çështjet e energjisë është shumë i rëndësishëm jo vetëm në rritjen e cilësisë së energjisë për qytetarët e të dyja shteteve por edhe bashkëpunimi i tillë kontribuon edhe për stabilitetin energjetik rajonal. Me këtë, ne si shtet po plotësojmë edhe standardet për fqinjësi të mirë në të gjitha fushat, edhe në fushën e energjisë. Në fakte këto janë edhe kushtet për të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësimin në BE.

“Marrëveshja për energjinë dhe plani aksional është rezultate i një pune katër vjeçare. Ne tani mund të themi se fillon zbatimi konkret i marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë. Eshtë shumë me rëndësi të theksohet se me këtë marrëveshje shuhen të gjitha operuesit ilegal të energjisë elektrike që kanë vepruar në pjesën veriore të vendit tonë. Tani fillon edhe normalizimi i procesit për sigurimin e energjisë për katër komuna në veri dhe ky është një lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë."

"Lidhur me kompensimet sidomos për transmetimin e energjisë dhe rregullatorët e të dyja shteteve inkurajohen që të bashkëpunohet në fushat me interes edhe për integrimet evropiane edhe për integrime rajonale. Çështjet e energjisë sot janë një ndër temat e kryesore e agjendës botërore dhe evropiane."

"Energjia është një faktor sigurie. Duke kompletuar këtë proces, Serbia ka konfirmuar se Serbia njeh shtetin e Kosovës në fushën energjisë, sepse prej sodit kemi bashkëpunim zyrtarë ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë”, tha zëvendëskryeministra e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri.        

Kryeshefi i KOSTT-it Naim Bejtullahu foli për aspektet teknike e procesit të dialogut të deritashme dhe u shpreh sa tani hapët rruga për adresimin e çështjeve të grumbulluara në të kaluarën si dhe bashkëpunimin ne sigurimin dhe transmisionin e energjisë në rajon.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)