28 Mars 2024

IFC dhe Banka për Biznes bashk për të rritur efiçencën e energjisë

Prishtinë, 18 shtator - IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, dhe Banka për Biznes (BpB) po punojnë së bashku për të rritur efiçencën e energjisë së kompanive të vogla dhe shtëpive në Kosovë.

IFC-ja do të mbështesë bankën që të përmirësojë kapacitetin e saj të brendshëm për të gjetur, vlerësuar dhe financuar projekte për efiçencë të energjisë në vend.

IFC-ja dhe BpB-ja nënshkruan marrëveshjen në Prishtinë më 18 shtator 2014, duke shënuar fillimin zyrtar të projektit këshillues. Përfaqësuesit e IFC-së dhe BpB-së paraqitën karakteristikat kryesore të projektit për bizneset vendore, shoqatat tregtare, agjencitë qeveritare dhe mediat.

“Si një bankë që vepron në Kosovë që nga viti 2001, ne e dimë se ekziston një potencial i konsiderueshëm për investimeve në modernizimin e efiçencës së energjisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe në sektorin e amvisërisë”, tha Richard Beasley, KSHE i BpB-së.

 “Megjithatë, investimet në efiçencë të energjisë janë mjaft komplekse dhe jemi të kënaqur që po e zhvillojmë këtë aspekt të biznesit tonë në bashkëpunim me IFC-në.”

Projekti këshillues me BpB-në është pjesë e Programit të Financimit të Qëndrueshëm të Energjisë nga IFC-ja në Evropë dhe Azi Qendrore, që implementohet në partneritet me Ministrinë Federale të Financave të Austrisë.

Programi ofron një gamë të gjerë të shërbimeve këshilluese për institucionet financiare, klientët e tyre dhe palët e tjera të tregut në mbështetje të investimeve në efiçencë të energjisë. I

FC-ja ndihmon institucionet financiare në zhvillimin e ekspertizës lokale në huadhënien e bazuar në efiçencë të energjisë me anë të seminareve trajnuese, aktiviteteve të përbashkëta promovuese, materialeve burimore, dhe këshillave mbi transaksionet.

“Efiçenca e energjisë është një prioritet i rëndësishëm për zhvillimin për IFC-në për shkak të rritjes së shpejtë të kërkesës për energji, rritjes së kufizimeve në furnizim, dhe shqetësimeve të lidhura mbi efektet mjedisore dhe shëndetësore të ndotjes,” tha Thomas Lubeck, Drejtor Rajonal i IFC-së për Ballkanin Perëndimor.

 “Bizneset që zbatojnë masat e efiçiencës së energjisë, mund të zvogëlojnë peshën e shpenzimeve të energjisë në veprimtaritë e tyre dhe mund të bëjnë dallimin në përcaktimin e suksesit të tyre të qëndrueshëm dhe afatgjatë.”

Kosova u bë anëtare dhe aksionare e IFC-së në vitin 2009. Që atëherë, IFC-ja ka investuar dhe mobilizuar 391 milionë dollarë në 6 projekte në sektorë të ndryshëm.

Shërbimet këshilluese të IFC-së në Kosovë synojnë të përmirësojnë klimën e investimeve, performancën e kompanive të sektorit privat dhe të tërheqin pjesëmarrjen e sektorit privat në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)