26 Prill 2024

Shqipëria synon uljen e konsumit të energjisë

Tiranë, 15 shtator - Energjia në Shqipëri shpërdorohet nga konsumi pa kriter i saj, deklaroi ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, duke shtuar se humbjet e mëdha nuk janë problemi i vetëm që ka sektori energjetik.

\"Në Shqipëri konsumojmë energji më tepër nga ç\'duhet. Nga viti në vit rritet kërkesa dhe përdorimi i energjisë. Ndonjëherë këto situata nuk shkojnë në rrugë të drejtë me rritjen ekonomike,\" thotë Gjiknuri.

Sipas tij qeveria do të miratojë një paketë të gjerë ligjore, përfshirë masa shtrënguese për të rritur eficencën e përdorimit të energjisë.

Efikasiteti i përdorimit të energjisë dhe futja e teknologjive të reja për të shmangur vjedhjen ishte një ndër temat e diskuara nga Ministria e Energjetikës dhe kompania kineze \'Power China\'.

Të dy palët nënshkruan dhe një \'Memorandum Mirëkuptimi\' javën e kaluar, kur një delegacion i qeverisë shqiptare i kryesur nga Edi Rama vizitoi Pekinin.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)