24 Prill 2024

KEK po bën përpjekje për prodhim të energjisë

Prishtinë, 28 gusht - KEK ka njoftuar se pas ndërmarrjes së veprimeve përgatitore për eliminimin e pasojave të aksidentit  drejt stabilizimit të prodhimit para sezonit të dimrit, përkundër sfidave të ndërlidhura me vjetërsinë e njësive me të cilat operon, KEK ka ndryshuar konceptin e menaxhimit duke kaluar nga aktivitetet emergjente të mirëmbajtjes dhe investimeve në ato preventive dhe të planifikuara.

Duke pasur parasysh nevojën e sigurimit të furnizimit stabil, sot në mëngjes me 28 gusht 2014, me qëllim të ndërmarrjes së disa intervenimeve të domosdoshme teknike është ndalur njësia B2 e Termocentralit Kosova B.

Në lidhje me ndalesën në fjalë, konform praktikave standarde të veprimit që zbatohen në raste të tilla, KEK ka informuar palët e ndërlidhura mbi ndalesën e planifikuar të njësisë në fjalë që dje pasdite,me 27 gusht 2014, në mënyrë që të mundësohet ndërmarrja e hapave adekuat nga furnizuesi publik.

Për me tepër, KEK ka siguruar edhe 100 Më shtesë nga KESH që do të kthej vet si kompensim, në mënyrë që të përkrah furnizuesin publik.

Me këtë rast punët e parapara janë duke u kryer me një dinamike te shtuar dhe njësia B2 pritet të lëshohet në punë në orët e hershme të mëngjesit nesër, brenda afatit optimal prej 24 orësh nga ndalja e tij.

Në këtë rast, KEK falënderon për mirëkuptim të gjithë palët e ndërlidhura që mund të jenë të  afektuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)