19 Prill 2024

KEDS të përmirësojë furnizimin për pjesën perëndimore të Ferizajt

Ferizaj, 15 gusht - Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka marrë këto ditë me shqetësim ankesat e banorëve të fshatrave e vendbanimeve të pjesës perëndimore të komunës, se janë duke u ballafaquar me reduktime të vazhdueshme të energjisë elektrike për më shumë se një muaj.

Sipas banorëve, reduktimet ndodhin disa herë gjatë ditës nga dy orë, për shkak të një defekti në pajisjet e furnizimit, i cili nuk po sanohet prej kohësh, duke u shkaktuar dëme amvisërive, e sidomos bizneseve të afro 20 fshatrave e vendbanimeve të kësaj ane.

Kryetari Svarqa dëshiron t’i kujtojë me këtë rast KEDS-it ndikimin që ka mungesa e energjisë elektrike për zhvillimin e jetës normale, për punën e bizneseve dhe për synimet që të joshen investimet e huaja.

Kryetari i Ferizajt nuk dëshiron t’u besojë informacioneve nga terreni se sanimi i defekteve në stabilimentet e furnizimit, nuk po bëhet qëllimisht, për të fshehur paaftësinë e KEDS-it që ta furnizojë me energji të mjaftueshme një pjesë të madhe të popullatës së Ferizajt.

Kryetari Svarqa i bën thirrje kompanisë furnizuese, që sa më shpejt të jetë e mundur, të sanojë defektet dhe t’u mundësojë furnizim të rregullt të gjithë banorëve të komunës së Ferizajt, si parakusht për jetë normale, zhvillim ekeonomik e mirëqenie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)