25 Prill 2024

Vitomirica me energji të re

Pejë, 14 gusht - Në Vitomiricë të Pejës nga ndërrimi i shtyllave elektrike dhe zhvendosja e njehsorëve është stabilizuar tensioni, është rritur siguria në furnizimim me energji elektrike, sikurse edhe janë ulur humbjet komerciale gati trefish

Kujtim Gruda tash e disa muaj po e zhvillon biznesin e tij të përpunimit të mjaltit lirshëm. Kjo, pasi KEDS në trafostacionin në Vitomiricë të Pejës, ku ai është i kyçur, ka bërë ndërrimin e shtyllave, sikurse ka zhvendosur edhe njehsorët në to.

“Tash energjia elektrike është stabile. Nuk ka asnjë rrezik nga ndërprerja e energjisë elektrike, apo edhe më keq, lëvizje të tensionit”, thotë Gruda.

Ai ka një arsye të fortë kur përmend tensionin. “Para disa vjetësh lëvizja e tensionit më kishte djegur të gjithë telat e kuzhinës së re. Për pak më shpëtoi shtëpia e re pa m’u bërë shkrumb e hi”, tregon Gruda, i cili e ka shtëpinë aty afër. “Tash nuk kam asnjë problem. Gjithçka është normalizuar dhe jam shumë i kënaqur me këtë”, shton Gruda.

Gjendja e rrjetit nuk ishte aspak e mirë në këtë anë. “Kemi pasur ndërprerje të shpeshta si pasojë e rrjetit të vjetruar, sidomos në kushtet e rënduara atmosferike. Tashmë ky problem është evituar”, thotë Namik Bajraktari, Menaxher i Rrjetit në Distriktin e Pejës.

Pos kësaj është stabilizuar edhe tensioni, që për shkak të rrjetit të vjetër dhe mbingarkesave ishte shumë i ulët. Tash ai është 220 volt, përderisa beneficionet i ka edhe KEDS-i, pasi janë ulur ndjeshëm edhe humbjet.

“Humbjet komerciale janë thuajse trefish më të vogla. Ato kanë rënë nga 42 sa ishin më herët në rreth 15 për qind. Pra, projekti është i suksesshëm”, shton Bajraktari. Zhvendosja e njehsorëve në shtylla është treguar e suksesshme edhe në dy pikat tjera në këtë distrikt, duke ulur humbjet komerciale dhe stabilizuar tensionin.

Investimet e përfunduara në Vaganicë dhe dy lokalitetet tjera në Pejë janë bërë paralelisht me investimet e njëjta, pra, me zhvendosjen e njehsorëve në shtyllat elektrike edhe në 30 trafostacione tjera anekënd Kosovës, në të gjitha distriktet e kompanisë.

Ka përfitim të madh për të gjithë. Pra, konsumatorët përfitojnë shërbime me cilësore, përderisa në secilin prej tyre kanë rënë humbjet ndjeshëm.  

Vendosja e njehsorëve në ormanë metalikë në shtylla elektrike kishte nisur si pilotprojekt vitin e kaluar në Nëndistriktin e Drenasit. Në fshatin Orllat të Drenasit humbjet komerciale kishin rënë nga 70 në 5 për qind.

Paralelisht, pilotprojekti ishte zhvilluar edhe në fshatin Zabel i Ulët të të njëjtit nëndistrikt dhe rezultatet ishin shumë të mira.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)