28 Mars 2024

Shtyhet afati për dorëzimin e ofertave për “Kosovën e Re”

Prishtinë, 21 korrik - Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) i Termocentralit “Kosova e Re”, i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, mbajti takimin e radhës ku u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit në këtë projekt. 

KDP TC “Kosova e Re” u informua nga Këshilltari i Transaksionit dhe NJIP TC ‘Kosova e Re’, me gjendjen aktuale dhe rrjedhën e projektit deri më tani.

Komiteti Drejtues i Projektit në këtë takim aprovoi unanimisht kërkesën e investitorëve të bërë përmes Këshilltarëve të Transaksionit për shtyrjen e afatit të dorëzimit të ofertave deri më 15 Shtator 2014. Në bazë të këtij vendimi të KDP-së, si kërkesë e investitorëve shpallja e fituesit për fazën e parë të projektit do të bëhet më 30 Shtator.

Po ashtu, në këtë takim KDP u informua edhe për takimet që janë mbajtur me palët e përfshira në projekt nga ku është rikonfirmuar qëllimi i të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të vazhduar me projektin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)