25 Prill 2024

LDK: Qeveria Thaçi shkel ligjin në projektin "Kosova e Re"

Prishtinë, 25 prill - Komiteti Drejtues për projektin ‘Kosova e Re’, dje aprovoi kërkesën për propozime nga investitorët potencial për projektin ‘Kosova e Re’, ku nuk është përfshirë edhe Termocentrali ‘Kosova B’.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se largimi i Termocentralit ‘Kosova B’ nga projekti ‘Kosova e Re’ është i kundërligjshëm, pasi bie në kundërshtim me ‘Strategjinë e Energjisë 2009-2018’, që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Çfarëdo ndryshimi në këtë projekt, duhet të marrë miratimin e Kuvendit të Kosovës.

LDK-ja kërkon nga qeveria në largim që të përmbahet nga hyrja në kontrata kaq madhore për vendin në fund të mandatit. Kjo qeveri ka pasur mjaft kohë për shtatë vite të zbatojë këtë projekt.

"Qeveria në ardhje e udhëhequr nga LDK-ja, nuk do të respektojë kurrfarë obligimi kontraktual që krijohet nga qeveria aktuale nëse nuk përfillen procedurat e rregullta ligjore", theksojn ekspertet e LDK-së.

Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja sipas LDK ka dështuar plotësisht në realizimin e projektit ‘Kosova e Re’.

Si pasojë e këtij dështimi, Kosova çdo vit importon rreth 14% të energjisë energji elektrike, me çmim shumë të lartë.

"Në shtatë vite të qeverisjes së PDK-së, për importin e energjisë elektrike janë paguar rreth 350 milion euro, aq sa do të kishte kushtuar ndërtimi i një blloku të termocentralit."

"Përveç kësaj, nga buxheti i varfër i Kosovës janë paguar miliona euro për këshilltarë të transaksionit, duke mos treguar asnjë rezultat. Sot, më 2014 jemi prapë në pikën zero, me import të lartë të energjisë dhe me furnizim të paqëndrueshëm", ka thënë në fund LDK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)