29 Mars 2024

Aprovohet kërkesa për projektin “Kosova e Re”

Prishtinë, 24 prill - Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) Termocentralit “Kosova e Re”, i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, mbajti takimin e radhës ku u diskutuan dokumentet e paraqitura para Komitetit Drejtues të Projektit.

Komiteti Drejtues i Projektit në këtë takim aprovoi Kërkesën për Propozime dhe Marrëveshjet e Projektit dhe të njëjtat u kërkua që të dërgohen tek investitorët potencial.

KDP TC “Kosova e Re” u informua nga Këshilltari i Transaksionit rreth pranimit të komenteve nga palët e përfshira në projekt, përkatësisht nga Institucionet Ndërkombëtare Financiare (Banka Botërore, EBRD, IFC), Institucionet vendore (MF, MMPH, MPMS, MTI, ZRrE, KPMM) duke përfshirë operatorët ekonomikë të sektorit të energjisë dhe minierave (KEK, KOSTT, KEDS) si dhe Komisionit Evropian.

Po ashtu, KDP u informua për takimet që janë mbajtur me të gjitha palët e përfshira në projekt dhe veprimet e marra për koordinimin e qëndrimeve të të gjitha palëve.

Pas vendimeve për ri-strukturimin e Projektit, siç është heqja e minierës nga transaksioni, dokumentet janë përgatitur nga perspektiva që Projekti të jetë i realizueshëm duke ofruar çmim të përballueshëm të energjisë elektrike për konsumatorët fundor, efiçiencë të njësive dhe mbrojtje të mjedisit në përputhje me standardet e BE-së.

Me këtë rast, para KDP-së u prezantuan vlerësimet për kërkesa teknike për projektin “Kosova e Re” dhe kërkesat për nivelin e efiçiencës së njësive të reja.

KDP pranoi informatat preliminare lidhur me komunikimin e deritanishëm me kredidhënësit potencial dhe informatat në lidhje me Termat e Referencës për planin detal të prodhimit të minierave dhe planin investiv për miniera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)