25 Prill 2024

Bullgaria çmonton gypat e gazsjellësit rus

Sofje, 19 prill - Bullgaria ka nisur çmontimin e gypave të gazsjellësit rus “Rrjedha e Jugut” që kalon përmes këtij vendi.

Vendimi i autoriteteve bullgare është ndërmarrë menjëherë pasi Parlamenti Evropian vendosi që projekti “Rrjedha e Jugut” të mos implementohet nga vendet anëtare të BE-së, lajmëruan mediat bullgare.

Nisja e punimeve të gazsjellësit rus në Bullgari u bë në tetor 2013 përmes një ceremonie zyrtare, ndërsa në ceremoni ishin edhe krerët më të lartë shtetëror rus si dhe përfaqësuesit kryesor të “Gazpromit” rus,

Po ashtu në mbledhjen e fundit të këtij mandati Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, me të cilën bën thirrje që të mos ndërtohet “Rryma Jugore” dhe të kërkohen burime të tjera të furnizimeve të gazit për BE-në.

Rezoluta nuk u përkrah nga grupi i socialistëve dhe demokratëve. Me këtë dokument deputetët evropianë bënë apel për sanksione kundër furnizuesve energjetikë rusë, si dhe për rishikimin e të gjitha marrëveshjeve me Rusinë, duke pasur parasysh ndërprerjen eventuale të veprimit të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)