18 Prill 2024

Qeveria ua falë borxhin e rrymës kategorive sociale

Prishtinë, 18 prill - Qeveria e Kosovës me propozim të Borit të KEK-ut, ka marrë sot vendim për t’ua falë të gjithë borxhin kategorive sociale deri në  privatizim të distrubiocionit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, në cilësinë e aksionarit të ndërmarrjes publike – Korporata Energjetike e Kosovës, me qëllim të përkrahjes për kategoritë sociale, të cilat kanë borxhe të pashlyera deri më 1 shkurt 2013, kur edhe është bërë privatizimi i distribucionit të KEK-ut - pajtohet me propozimin e Bordit të KEK-ut, që të analizohet mundësia e shlyerjes së borxheve për kategoritë sociale deri në kohën kur distribucioni është privatizuar.

Propozimi i KEK-ut është në linjë me politikat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për t’i përkrahur kategoritë sociale dhe per t’iu ofruar një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Qeveria i ka dhënë mbështetje vendimit për faljen e borxheve, që do të përkrah rreth 50 mijë familje me rreth 200 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)