19 Prill 2024

Njësia B1 e Termocentralit Kosova B është kthyer në punë

Prishtinë, 16 prill - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se se sonte nga ora 19:40, njësia B1 e Termocentralit Kosova B është kthyer në punë.

\"Si rezultat i një përkushtimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve të Termocentralit Kosova B dhe konceptit te ri të menaxhimit preventiv, në afat rekord kanë përfunduar me sukses të gjitha veprimet e domosdoshme teknike në njësinë B1 dhe njësia në fjale është lëshuar në punë para orëve te konsumit maksimal\", thuhet në njoftim.

Si rrjedhim, brenda ditës, KEK kthen nivelin e prodhimit konform bilancit elektro-energjetik dhe planit te aprovuar.

Në këtë rast, KEK sh.a. falënderon për punën e bere te gjithë punëtorët e angazhuar ne kthimin ne pune te njësisë B1.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)