20 Prill 2024

Turqia investon 1,2 miliardë euro për projektin e energjisë diellore

Ankara, 16 prill - Qeveria turke po përgatitet të fillojë programin e saj, që do të kushtojë 1,2 miliardë euro, për të mbështetur projektin me kapacitet prodhues 600 megavat energji elektrike nga rrezet e diellit.

Qeveria turke po përgatitet të fillojë programin e saj, që do të kushtojë 1,2 miliardë euro, për të mbështetur projektin me kapacitet prodhues 600 megavat energji elektrike nga rrezet e diellit.

Investimet në industrinë e energjisë diellore me vlerë 1,2 miliardë dollarë (3.52 miliardë lira), kërkuar nga ana e afaristëve, do të fillojnë brenda këtij viti.

Enti Rregullator i Tregut të Energjisë së Turqisë (EPDK) vendosi të hapë një tender për zonat e Elazig dhe Erzurum, në lindje të vendit.

Në këto zona, 496 kompani kanë ndërmend të investojnë me një kosto totale, që kap vlerën e 15 miliardë eurove.

Pas tenderëve të parë, pritet që i gjithë procesi i investimeve të energjisë diellore të përfundojë deri në fund të vitit.

Autoritetet turke bënë të ditur se teknologjitë e energjisë diellore do të përmirësohen me shpejtësi. “Kostoja e gjenerimit të energjisë diellore është drejt rënies”, thanë drejtuesit e lartë të EPDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)