21 Shkurt 2020

SPEK kundër privatizimit të distribucionit të KEK-ut

Prishtinë, 5 korrik - Sindikata e Pavarura të Elektrokosovës (SPEK), ka kërkuar nga deputetët e Kuvendi të Kosovës  që të votojnë kundër privatizimit të distribucionit të KEK-ut, pasi qe sipas tyre, ky proces në përgjithësi ka qenë i dështuar.

Para fillimit të seancës së sotme, që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, nga ana e krerëve Federatës së Sindikatave të Pavarura të Elektrokosovës, të gjithë deputetëve i janë shpërndarë disa fletushka, nëpërmjet së cilës u bëhet thirrje deputetëve që të kundërshtojnë privatizimin e distribucionit.

Kryetar i Federatës së Sindikatave të Pavarura të Elektrokosovës, Fehmi Pajaziti në një konferencë për media, para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ka theksuar, se me anë të kësaj fletushke, sugjerohen deputetët që të marrin vendime të pa imponuar nga askush, të kenë kujdes kur votohet për privatizimin e distribucionit.

“Për ne si Federatë e Sindikatave të Pavarura të Elektrokosovës, por edhe me mbështetjen e shumicës së sindikatave që veprojnë në Kosovë jemi kundër këtij privatizimi dhe kundër kësaj forme të privatizimit të ndërmarrjeve publike, siç është distribucioni.\"

Prandaj kam një porosi për të gjithë deputetë të jenë më debutues kur është interesi madhor dhe kombëtar dhe nacional. Të jenë më debutuese dhe më këmbëngulës gjatë proceseve të privatizimit. Privatizimi në Kosovë deri më tani nuk ka sjellë asnjë mirëqenie sociale për punëtorët e Kosovës, vetëm ka sjell mjerim”, ka thënë Pajaziti.

Ai ka shpjeguar arsyet e kundërshtimit të privatizimit të distribucionit, i cili ka thënë se Federata e kundërshton këtë formë të privatizimit, për shkak se ky proces nuk është zgjidhja më e mirë për furnizim të rregullt me energji elektrike dhe për vet punëtorët e Korporatës.

“Ky proces po nxitet dhe po zhvillohet nga interesat e personave të veçantë, që kanë interesa të veçanta në procesin e privatizimit. Prandaj është harruar populli dhe interesat madhore. Privatizimi i distribucionit, po bëhet pa kurrfarë kriteri vlerësues, kjo është nënçmuese për punëtorët që punojnë vetë në të.\"

\"Është ofendues për vet popullin e Kosovës, me atë çmim të ofruar nga ofertuesi. Prandaj duke u bazuar në këto argumente që i kemi deri më tani me 26 milionë, është më shumë se nënçmues për popullin. Me 26 milionë ta marrim distribucionin në tersi në nivel të Kosovës, mbi 18 mijë km i ka veç përçues, dhe këta përçues nëse merren dhe i shesim në deponi, është shifra e asaj çka ka ofruar ofertuesi”, ka thënë Pajaziti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)