29 Mars 2024

Vihet gurë themeli i hidrocentraleve të Deçanit

Deçan, 26 qershor - Është vënë gurë themeli i hidrocentralit të Belajës dhe atij të Deçanit. Me këto dy hidrocentrale me kapacitete fillestare dhe me atë ekzistues të Lumbardhit, do të prodhohen 20 MW orë energji, e që kap vlerën prej 50 milionë euro investime.

Kjo është vetëm faza fillestare dhe se në fazën e ardhshme, do të arrihen që nga këto hidrocentrale, të prodhohen 100 MW orë energji dhe se deri atëherë parashihet të investohen 200 milionë euro. Në vënien e gurë themelit, kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova si një shtet i ri, ofron mundësi të mëdha për investime, veçanërisht në fushën e energjisë.

“Sot është një ditë e veçantë për Kosovën, për qytetarët e saj, dhe për zhvillimin e vendit tonë. Sot ne po vëjmë gurthemelin e ndërtimit të hidrocentralit të Belajës, me një kapacitet fillestar prej njëzet megavatësh, që ka vlerën e investimeve prej 50 milionë euro për fazën e parë:, ka pohuar ai.

Ky projekt, ky investim, sipas Thaçit pritet të rritet në fazat e mëvonshme, duke zgjeruar kapacitetet gjeneruese të energjisë deri në 100 megavat, që nënkupton vlerën e investimeve prej 200 milionë eurove. Ai ka përmendur se gjatë vitit të kaluar Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar dhe ka prezantuar platformën  reformatore ku sektori privat është identifikuar si motor i zhvillimit ekonomik.

“Ky investim i huaj, i investitorëve nga Austria, dëshmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të autoriteteve tjera lokale, për fuqizimin e sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Ky investim dëshmon progresin e institucioneve në përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe ligjore, si bazë për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit privat.

“Kosova tani po fillon të ndërtojë kapacitetet e saja gjeneruese të pastra, të gjelbëra, të cilat nuk e dëmtojnë mjedisin, Kosova si shtet i ri është shtet i mundësive të mëdha, në veçanti në sektorin e energjisë, prandaj unë dua të besoj se ky është vetëm fillimi i investimeve të huaja në sektorin e energjisë për të vazhduar edhe më tutje”, ka theksuar kryeministri Thaçi.

Qytetarët e Kosovës janë emocionalisht të lidhur me Austrinë.

Kryeministri Hashim Thaçi është përgjigjur në interesimin e medias austriake lidhur me krijimin e kushteve për investime ndërkombëtare në Kosovë:

“Është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin e Kosovës, me investimin austriak. Austria ka qenë një nga shtetet e para që ka përkrah lirinë dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, që nga ish-ministri i jashtëm Morg e deri më sot”, ka pohuar ai.

Kryeministri Hashim Thaçi , ka theksuar se vetë negociatat për pavarësinë e Kosovës janë zhvilluar në Vjenë, prandaj edhe vetë qytetarët e Kosovës janë emocionalisht të lidhur me Austrinë.
 
“Kosova është shtet i ri, shtet i mundësive të mëdha, shtet i mundësive për energji, miniera, për agrikulturë, qendër skijimi prej më atraktive në rajon në Brezovicë, dua të besoj se ky është vetëm fillimi i investimit të Austrisë në Republikën e Kosovës dhe të gjithë investitorët janë të mirëseardhur”, ka theksuar ai.
Kosova është vend i ri, stabil dhe i sigurt për investime. Mirësevijnë të gjithë austriakët.

“Vetë ardhja e investitorëve në Kosovë do të thotë se imazhi i Kosovës po zhvillohet, po kultivohet. Sot në Kosovë ka investitorë nga SHBA-ja, nga të gjithë shtete e BE-së, nga vendet e rajonit, edhe nga India dhe Kina”, ka potencuar ai.

Ndryshe me vënien e gurëthemelit të këtij hidrocentrali dhe me atë ekzistues, e që është Hidrocentrali i Lumbardhit, pritet që në grykën e Deçanit, të prodhohen energji elektrike, ku pothuajse 50 mijë familje të këtij rajoni, do të mund të furnizohen me energji elektrike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)