28 Mars 2024

Sektori privat në Eurozonë shënon rritjen më të lartë në 6 vitet e fundit

Bruksel, 25 mars - Rritja e aktivitetit privat në zonën euro është përshpejtuar gjatë marsit në raport me muajin shkurt duke arritur nivelin e tij më të lartë prej gjashtë vitesh.

Rritja e aktivitetit privat në zonën euro është përshpejtuar gjatë marsit në raport me muajin shkurt duke arritur nivelin e tij më të lartë prej gjashtë vitesh, sipas vlerësimit të parë të Indeksit të Prodhimit të Blerjeve nga Menaxherët (PMI), që u publikua të premten nga Markit.

“Ky tregues arriti në 56,7 pikë në mars, kundër 56 që ishte në shkurt”, sipas një komunikate të Markit, që përbën nivelin më të lartë që prej prillit 2011.

Kur PMI-ja është më e lartë se 50 pikë, kjo nënkupton se aktiviteti po rritet dhe që po zvogëlohet nëse është nën këtë nivel.

Ky nivel është edhe më i lartë nga parashikimet e analistëve të pyetur nga zyra e shërbimeve financiare “Factset”, që parashikonin një nivel prej 55,8 pikësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)