23 Prill 2024

Parlamenti Europian miraton marrëveshjen e tregtisë me Kanadanë

Bruksel, 15 shkurt - Parlamenti Europian ka miratuar marrëveshjen historike të tregtisë me Kanadanë.

Eurodeputetët dhanë mbështetjen e tyre për “Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe Tregtare”, të njohur shkurtimisht si “CETA”, me 408 vota pro dhe 254 kundër, pavarësisht se turma të mëdha protestuesish që kundërshtonin atë ishin mbledhur jashtë PE-së.

Kjo nënkupton se disa pjesë të marrëveshjes, siç është reduktimi i tarifave, do të hyjnë në fuqi 8 vite pasi të nisin negociatat. Por aspekte të tjera kontroverse të saj, siç është sistemi gjyqësor i investimeve, do të kërkojnë ratifikimin nga shtetet anëtare të BE-së, gjë që do të kërkonte disa vite.

Jashtë ndërtesës së PE-së në Strasburg pati skena kaotike, pasi protestuesit bllokuan rrugët përpara votimit, derisa u larguan me forcë nga policia. Votimi kaloi qetësisht, edhe pse jo me një shumicë dërrmuese, pasi 33 deputetë abstenuan.

E ardhmja e “CETA”-s u vu përkohësisht në dyshim gjatë tetorit të vitit të kaluar, teksa 7 vite pas bisedimeve, rajoni i vogël belg i Wallonias vendosi veton ndaj marrëveshjes deri në futjen e një shtojce që adresonte shqetësimet mbi të drejtat e fermerëve dhe qeverive.

E ardhmja e sistemit global të tregtisë është vënë gjithashtu në pikëpyetje nga zgjedhja e presidentit amerikan Donald Trump, i cili është tërhequr nga Partneriteti Trans-Paqësor (TPP) dhe kërkon të rinegociojë “Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut” (NAFTA).

Rezultati i votimit të sotëm u shpall si triumf nga mbështetësit e marrëveshjes, përfshi Jyrki Katainen, zv.presidentin e Komisionit Europian për punësimin, rritjen ekonomike, investimet dhe konkurrueshmërinë. Por kundërshtarë si Guido Tallman, një aktivist i grupit britanik për “Drejtësi Globale”, theksoi se implementimi i plotë i saj do të kërkojë ratifikimin nga dhjetëra parlamente rajonale dhe kombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)