29 Mars 2024

Kompanit austriake janë duke operuar me sukses në Kosovë

Prishtinë, 20 janar - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler me bashkëpunëtorë.

Temë e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Austrisë.

Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin austriak rreth veprimeve të ndërmarra nga Qeveria me qëllim të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në vend.

Po ashtu, Bajrami shprehu falënderimin e saj për Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA) e cila po mbështet në vazhdimësi zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Në anën tjetër, ambasadori Pfandler, e njoftoi ministren rreth aktivitetit të kompanive austriake në Kosovë dhe theksoi që këto kompani janë duke operuar me sukses.

Gjithashtu, ambasadori austriak shprehu gatishmërinë e tij për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)