24 Prill 2024

Kryeministrja May nxjerr Britaninë nga tregu i përbashkët i BE-së

Prishtinë, 19 janar - Kryeministrja britanike, Theresa May, deklaroi në një fjalim të shumëpritur se planet e saj që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimin Evropian nuk nënkuptojnë anëtarësimin në një treg të vetëm.

“Në vend të kësaj, ne kërkojmë aksesin sa më të mundshëm në tregun e vetëm”, tha May.

“Ne nuk kërkojmë të kapemi në copëzat e anëtarësimit ndërkohë që po largohemi”, shtoi ajo.

Sa për afatin e shumëdebatuar për largimin nga Bashkimin Evropian, May u shpreh se Britania e Madhe mund të kërkojë një proces me faza për Brexit gjatë dy viteve të negociatave formale.

“Kjo do të shmangte një avancim të rënies në humnerë”, deklaroi May.

May ka thënë më parë se ka në plan të tërheqë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, që përcakton rregullat për një proces dyvjeçar të bisedimeve për një komb që kërkon të largohet nga Bashkimi Evropian, deri në fund të marsit.

Shumica e votuesve britanikë vendosën të largoheshin nga Bashkimi Evropian në një referendum, në muajin qershor të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)