28 Mars 2024

Vazhdojnë bisedimet për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë BE - Kanada

Bruksel, 27 tetor - Duket se është ende e mundur për të shpëtuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis Bashkimit Europian dhe Kanadasë.

Një ditë pasi rajoni i Wallonia-s në Belgjikë e refuzoi marrëveshjen, udhëheqësit e tij do të takohen për të arritur një marrëveshje.

Udhëheqësi i Wallonia-s Paul Magnette tha se takimet e mëparshme në Bruksel kanë zgjidhur disa prej shqetësimeve të tyre.

\"Ne kemi rezultate të mira për mbrojtjen e shoqërisë dhe të mjedisit, shërbimeve publike, ndaj nuk duhet një gjykate private, por gjykata duhet të jetë tërësisht publike dhe të japë garancitë më të mëdha juridike. Gjithashtu tani kemi disa elementë për konsolidimin ligjor për t\'i diskutuar.\"

Sipas ligjeve të Bashkimit Europian, të gjithë 28 vendet anëtare duhet ta miratojnë marrëveshjen.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ishte gati të udhëtonte drejt Brukselit, por vizita u anulua në çastet e fundit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)