29 Mars 2024

Lejohet hapja e tregjeve të kafshëve

Prishtinë, 27 tetor - Agjencia e  Ushqimit dhe Veterinarisë ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha Komunat e  Republikës se Kosovës datë 24.06.2016, i cili është marrë si mase preventive  për parandalimin e përhapjes se Sëmundjes Gungore te Lëkurës tek  kafshët e llojit të Gjedhit.

Tani pas vaksinimit masiv të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit  dhe kalimit të afatit kohor për tu fituar imuniteti i plotë tek kafshët ndaj sëmundjes. AUV do të lejoj funksionimi e tregjeve dhe lejimin e lëvizjes se kafshëve.

Pasi është bërë monitorimin i kryerjes se vaksinimit, dhe vlerësimi i situatës së zhvillimit të kësaj sëmundje. Bazuar në të dhënat nga tereni, sipas statistikave të rasteve të raportuara ka rënë numri i rasteve të  ngordhjes se kafshëve ne minimum dhe vaksina ka dhënë efektin e vet.

Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar  që mund të lejohet  hapja dhe funksionimi i tregjeve. 

Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së bazuar në këtë rekomandim, ka nxjerr vendim për shfuqizimin e pikave të vendimit paraprak, me të cilin, lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve të kafshëve në gjithë territorin e Republikës se Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)