25 Prill 2024

Obama: Tregtia e lirë përmirëson jetën e miliarda njerëzve

Washington, 20 tetor - Në një reportazh për të përditshmen italiane “La Repubblica” Presidenti Obama ka mbrojtur marrëveshjen e Tregtisë Transatlantike dhe Partneritet për Investime (TTIP) të hartuar me Bashkimin Evropian.

Globalizimi, veçanërisht në formën e tregtisë së lirë, ka përmirësuar jetën e miliarda njerëzve, tha të martën presidenti amerikan, Barack Obama duke mbrojtur marrëveshjen e Tregtisë Transatlantike dhe Partneritet për Investime (TTIP) të hartuar me Bashkimin Evropian.

TTIP-ja është në negociata, por e ardhmja e saj është në dyshim pasi të dy kandidatët presidencialë amerikanë për të pasuar Obamën, Hillary Clinton dhe Donald Trump, kanë rezerva në lidhje me të.

Opinioni publik në disa vende evropiane është gjithashtu armiqësor.

“TTIP-ja nuk do të ulë standardet, përkundrazi do të rrisë standardet për punë dhe për të drejtat e konsumatorit, për  mbrojtjen e mjedisit si dhe do të sigurojë një rrjet të hapur dhe të lirë në internet, një element kyç për ekonomitë tona digjitale”, deklaroi Obama për të përditshmen italiane “La Repubblica”.

“Për të gjitha këto arsye, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të përfunduar negociatat lidhur me TTIP-në, dhe kjo kërkon vullnetin politik të të gjithë vendeve tona”, shtoi ai.

Duke argumentuar se “proteksionizmi i bën ekonomitë tona më të dobëta, dhe ekonomitë tona globale të integruara, duke përfshirë tregtinë, kanë ndihmuar në përmirësimin e jetës së miliarda personave në të gjithë botën. Varfëria ekstreme është ulur në mënyrë drastike”, përfundoi presidenti amerikan, Obama.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)