28 Mars 2024

Zëvendësministri Demaj, në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë - Turqi

Stamboll, 19 tetor - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, ka shoqëruar ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë - Turqi i cili u mbajt në Stamboll.

Pjesëmarrës në këtë forum ishin ministri i Ekonomisë së Republikës së Turqisë, Nihat Zeybekçi,  ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, udhëheqësit të bashkorganizatorëve të DEIK-ut, KIESA-së dhe Odës Ekonomike Kosovare-Turke, si dhe përfaqësuesit nga bota e biznesit dhe të medieve.

Zëvendësministri Demaj, në fjalën përshëndetëse ka treguar për të arriturat në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

“Kemi ndërtuar dhe ngritur kapacitetet e institucioneve. Kemi krijuar kushtet dhe jemi duke rritur mundësitë për zhvillim ekonomik në vend. Jemi bërë faktor i stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe në Evropë. Jemi falënderues të gjithë shteteve mike që e kanë përkrahur pa rezervë përforcimin e shtetësisë së Kosovës.\"

\"Ndër to do të veçoja shtetin turk, i cili me gjithë mundësitë ka ndihmuar Republikën e Kosovës, duke ofruar ndihma zhvillimore si dhe duke ndarë përvojat sidomos përmes trajnimeve profesionale në fushat e ndryshme”, tha ai.

“Republika e Kosovës si një shtet i ri laik dhe demokratik, sikurse Republika e Turqisë synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Gjithashtu në të ardhmen synojmë anëtarësimin në NATO, dhe gjatë procesit do të kemi nevojë për mbështetjen turke. Ne jemi për thellimin e bashkëpunimit me Turqinë, sepse stabiliteti dhe paqja në Evropën juglindore është jetësore për neve”, tha zëvendësministri Demaj, i cili ftoi investitorët turq që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)