19 Prill 2024

Agjencia për Investime organizon Forumin për Tregti në Romë

Prishtinë, 19 tetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Agjencinë Italiane të Tregtisë – ICE, me 31 janar 2017 në Romë të Italisë organizon Forumin për Investime dhe Tregti.

Pjesëmarrës nga Kosova pritet të jenë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, ministrive dhe të resorëve të ndryshëm ekonomik.

Në këtë forum, kompanitë nga Italia do të njoftohen për së afërmi me mundësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj, njëherësh do të organizohen takime B2B në mes të bizneseve italiane dhe atyre kosovare drejt intensifikimit të marrëdhënieve investive e tregtare në mes dy vendeve tona.

Kompanitë italiane njëkohësisht do të mund të zhvillojnë takime të drejtëpërdrejta me përfaqësuesit shtetëror, të cilët do t’i njoftojnë ata për ambientin e biznesit si dhe mbështetjen që u ofron Kosova investitorëve të huaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)