29 Mars 2024

MTI organizon Forum për Investime dhe Tregti në Londër

Prishtinë, 19 tetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë, me 3 nëntor në Londër të Britanisë së Madhe organizon Forumin BM/SHBA - Kosovë për Investime dhe Tregti.

Pjesëmarrës nga Kosova do të jenë përfaqësues të lartë qeveritarë, të udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, të cilët gjatë forumit do t’i prezantojnë mundësitë e shumta për investime që i ofron Kosova për investitorët  britanikë, amerikanë dhe për investitorët e shteteve të tjera.

Forumi do të përqendrohet në sektorët ekonomikë të infrastrukturës, energjisë, shërbimeve financiare dhe teknologjisë informative.

Njëkohësisht në kuadër të Forumit do të organizohen takime G2B në mes të përfaqësuesve të Qëverisë së Republikës së Kosovës dhe kompanive të interesuara si dhe takime B2B në mes të kompanive kosovare dhe atyre britanike dhe amerikane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)