29 Mars 2024

Çekia interesohet për përpunimin e produkteve bujqësore në Kosovë

Prishtinë, 30 shtator - Ministrja e  Tregtisë  dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në kuadër të  punimeve të konferencës “Idetë e Mençura dhe Koncepti i Ri për Rigjenerimin Ekonomik të Evropës” që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, zhvilloi takim bilateral me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës Çeke, Jan Mladek.

Ministrja Bajrami shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar në shumë fusha me Republikën Çeke, me theks të veçantë në atë të ekonomisë.

Ministria Bajrami shpalosi potencialet e Kosovës për investime të huaja dhe e informoi ministrin Mladek për ambientin e biznesit në vendin tonë. 

Në anën tjetër, ministri Mladek shprehu interesim për dy sektorë, në veçanti atë të përpunimit të produkteve bujqësore dhe të energjisë së ripërtëritshme .

Të dy ministrat u dakorduan që të formojnë së shpejti një grup ndërqeveritar për të rritur bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)