29 Mars 2024

Çmimi i naftës vazhdon të ruaj kuotën e 46 dollarëve

New York, 29 shtator - Çmimi i naftës bruto për një fuçi vazhdon të ruaj kuotën e 46 dollarëve, ndërkohë që Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) pritet të mbajë një mblidhje.

Edhe pse të hënën çmimi i naftës bruto e tipit Brent ranë në 47.3 dollar për fuçi pas deklaratave pozitive që erdhën nga vendet anëtare të OPEC-ut, pritshmëritë e dobëta për një vendim të mundshëm mbi uljen e prodhimit, çuan përsëri në rënien e çmimin në 46.3 dollarë.

Çmimi i naftës vazhdon të ruajë kurbën horizontale edhe sot, kur përfaqësuesit e vendeve anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) pritet të mblidhen në një takim jozyrtar.

Nafta bruto e Teksasit Perëndimor ka pësuar një rënie prej 0.3 për qindësh dhe momentalisht është në kuotën e 44.8 dollarëve.

Analistët pohojnë se janë fokusuar tek mbledhja e OPEC-ut për të parë nëse do të dalë ose jo një vendim për uljen e prodhimit. Ata theksojnë se nafta bruto e tipit Brent duke parë ecurinë e 100 ditëve të fundit, mund të ketë një luhatje të vogël, duke rënë deri në 45.3 dollarë për fuçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)