18 Prill 2024

USAID ka përkrahur shumë Kosovën

Prishtinë, 19 korrik - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim, drejtorin e misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope.

Ministrja Bajrami e informoi z. Hope me punën që po bën Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në përmirësimin e shërbimeve për bizneset dhe krijimit të kushteve më të mira për afarizëm dhe fuqizim të ndërmarrjeve.

Ajo foli për projekte të ndryshme të cilat kanë për qëllim implementimin e suksesshëm të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, fuqizimin e ndërmarrjeve, zhvillimin e turizmit, etj.

Ajo falënderoi USAID-in për mbështetje të pakursyer që po i ofron Qeverisë së vendit në implementimin e një sërë projektesh të rëndësishme në të mirë të rritjes ekonomike të vendit tonë. Nga ana tjetër, z. Hope, u shpreh i gatshëm se Qeveria Amerikane, përmes USAID-it do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të konsolidimit ekonomik, krijimit të një ambienti më të mirë për të bërit biznes, fuqizimit të ndërmarrjeve, promovimit të eksportit, zhvillimit të turizmit etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)