26 Prill 2024

Ambienti i biznesit në Kosovë po përmirësohet

Prishtinë, 17 korrik - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se ambienti për bizneset po përmirësohet ndërsa Banka Botërore ka publikuar të dhëna që tregojnë se Kosova ka shënuar përmirësim në të bërit biznes. “Kosova shënon progres substancial në “Indikatorët e Qeverisjes Rregulatore” të matur nga Banka Botërore.

Vlerësimi bëhet në bazës te \'notës\'. Vitin e kaluar Kosova është vlerësuar me notën 2.6, ndërsa ketë vit kjo notë është rritur në 4.6 (6 është nota maksimale). Nëse do të përkthejmë rritjen e notës në rangim, mund të konkludohet se Kosova ka pasur një rritje prej afër 30 vendeve në rangim duke u ngritur nga vendi 73 në vendin 43 në botë, nga gjithsej 187 shtete sa janë pjesë e këtij vlerësimi nga Banka Botërore”, ka shkruar Bajrami në profilin e vet në “Facebook”.

Sipas saj qëllimi i këtyre Indikatorëve është matja e efektivitetit te komunikimit dhe konsultimit te Qeverive me publikun gjatë hartimit te rregulloreve (legjislacionit) që kanë ndikim në komunitetin e biznesit. “Gjithashtu këta indikatorë vlerësojnë se deri në çfarë masë Qeveria bën vlerësimin e ndikimit (duke përfshirë ndikimin ekonomik, social dhe mjedisor) të rregulloreve (legjislacionit) para miratimit te tyre. Përfundimisht, Indikatorët e Qeverisjes Rregulatore gjithashtu vlerësojnë parashikueshmërinë (stabilitetin) e kornizës ligjore dhe rregullatore: aftësinë e qytetarëve, bizneseve e të tjerëve për kundërshtimin e rregulloreve si dhe mundësinë që qytetarët dhe bizneset te kenë qasje në të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi në një vend”, ka thënë ajo

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)