19 Prill 2024

Ambienti i të bërit biznes po zhvillohet në koordinim të përbashkët

Prishtinë, 15 korrik - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim, Mary Glantz, zëvendës-shefe e sektorit politiko/ekonomik të Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë.

Ministrja Bajrami e informoi znj. Glantz për aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë,përkatësisht Qeverisë së Republikës së Kosovës në krijimin e kushteve më të mira për aktivitet ekonomik dhe afarizëm.

Ajo njoftoi se është ndërtuar një klimë e mirë e dialogut dhe bashkëpunimit në mes sektorit privat dhe Qeverisë, dhe se të gjitha reformat në të mirë të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes po zhvillohen në koordinim të përbashkët.

Trendet janë pozitive, tha ministrja, e cila nënvizoi se kemi rritje të kompanive me pronarë të huaj, rritje të kompanive me pronare femra si dhe rritje të nivelit të përgjithshëm të kënaqshmërisë dhe besueshmërisë së bizneseve në Kosovë. Znj. Bajrami falënderoi Qeverinë Amerikane për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Kosovës në realizimin e shumë projekteve të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Në anën tjetër, znj. Glantz, u zotua se Qeveria Amerikane, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për Qeverinë e Kosovës në të gjitha proceset që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin e vendeve të punës dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)