29 Mars 2024

Zgjedhet Kryetari i ri i Odës Tregtare Kosovaro Turke

Prishtinë, 30 qershor - Në Kuvendin e Odës Tregtare Kosovaro Turke të mbajtur më 28 qershor 2016 në Prishtinë u morën një sërë vendimesh të rëndësishme për veprimtarinë e Odës.

Kuvendi i Odës miratoi ndryshimet në Statutin e saj, duke mundësuar kësisoj avancimin e reformave dhe ristrukturimit të Odës në vitet në vijim.

Më tej, pas dorëheqjes së parashtruar para anëtarëve nga ish-Kryetari i Odës, z. Bahadır Aksoy, Kuvendi i Odës zgjedhi udhëheqësinë e re me mandat dyvjeçar.

Kryetar i Odës Tregtare Kosovaro Turke u zgjedh z. Ayhan Albeyoğlu, Anëtar i Bordit dhe Drejtor Menaxhues i TEB Bank sh.a. në Kosovë.

Albeyoğlu, i lindur në Izmir të Turqisë në vitin 1966, ka përvojë mbi njëzetvjeçare në pozita të larta udhëheqëse në sektorin bankar dhe është emëruar Anëtar i Bordit dhe Drejtor Menaxhues i TEB Bank sh.a. në vitin 2013, pozitë të cilën e mban edhe aktualisht.

Më pas, në pajtim me dispozitat e Statutit të ri, Kuvendi miratoi përbërjen e re të Bordit të Drejtorëve të Odës Tregtare Kosovaro Turke, strukturës më të lartë ekzekutive të Odës.

Gjatë këtij mandati, në Bordin e Drejtorëve të Odës do të jenë të përfaqësuar anëtarët në vijim: TEB sh.a., Atlantik Group, BKT, İş Bank, KEDS, Kosova e Re, Limak, Marigona Residence, Newco Balkan, Turkish Airlines, Universal Food, Ziraat Bankası dhe Meridian Corporation.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)