25 Prill 2024

Lansohet projekti Rritja e Konkurrueshmërisë dhe Promovimi i Eksportit

Prishtinë, 30 qershor - Me një konferencë për media sot u lansua projekti për Rritjen e konkurrueshmerise dhe promovimit te eksportit i cili do të ndihmoje institucionet e Kosoves në aspektin e përpilimit dhe zbatimit të strategjive dhe politikave zhvillimore, krijimit dhe zhvillimit të ambientit operacional për zhvillimin e ndërmarrjeve si dhe konsolidimit të mëtejmë të dialogut publiko-privat.

Këto aspekte të ekonomisë janë të hartuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim të Kosovës 2016-2020 e cila parasheh ndërtimin e kapaciteteve të MTI-së në zhvillimin e një Strategjie praktike dhe të zbatueshme për Zhvillim të Sektorit Privat me programe biznesi mbështetëse, të cilët do të zbatohen nga KIESA në bashkëpunim me sektorin privat.

Në konferencën për media ishin të pranishëm ministrja znj. Hykmete Bajrami nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, zv. ministri i ministrisë së integrimit evropian z. Ramadan Ilazi si dhe ministri i zhvillimit ekonomik z. Blerand Stavileci. Në konferencën për media i pranishëm ishte edhe shefi i sektorit të bashkpunimit nga zyra e BE-së në Kosovë, z. Christof Stock.
Në fjalën e tyre përfaqësuesit nga ministritë përkatëse theksuan rëndësinë e projektit në avancimin dhe zhvillimin e strategjive për zhvillim ekonomik të Kosovës dhe rëndësinë që konkurrueshmëria dhe eksporti kanë në këtë aspekt. Kështu znj. Bajrami potencoi se rritja e kapaciteteve është thelbësore për rritjen e ekonomisë pasiqë ndihmon në përforcimin e sektorit privat. Z. Stavileci në fjalën e tij tha se komponentët e projektit ndihmojnë në shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës e ndër të cilët janë rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimi i eksportit.

 Zëvendës ministri i MIE-së theksoi se projekti është një nga aspektet kyçe të përmbushjes së MSA dhe MIE do të vazhdojë të angazhohet në koordimin e fondeve që vijnë nga BE-ja për të kontribuar në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Në anën tjetër z. Stock nga zyra e BE-së theksoi arsyen se pse ky projekt, dhe projektet tjera të ngjajshme, janë të rëndësishëm për BE duke cekur se disa nga kushtet e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA) janë pikërisht rritja e konkurrueshmërisë dhe rritja e standardit dhe kualitetit të produkteve të prodhuara në Kosovë. Ai më tej theksoi se me përmbushjen e këtyre kushteve, Kosovës i hapet një treg për më shumë 500 milion konsumator gjë që do t’i ndihmoj Kosovës në rritjen ekonomik dhe të mirëqenies sociale.

Ky projekt do të implementohet në një periudhë prej 2 vjetësh dhe ka një vlerë prej 1.8 milion euro.
                     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)