25 Prill 2024

Dogana e Kosovës kap 10 aparate për lojëra fati në një RESTORANT

 
Prishtinë, 24 qershor – Njësitet e Doganës mbrëmë kanë ushtruar kontroll në një lokal në Lipjan, ku edhe janë kapur 10 aparate për lojëra fatit të pa-licencuar.

Njësitet e Doganës gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në kontrollin e subjekteve që operojnë me lojëra fati, kanë dyshuar se ne një lokacion në Lipjan mund të ketë aparate të pa licencuara.

Lokacioni i dyshuar mbante mbishkrimin “Restorant” ku pas kontrollit të ushtruar, nga zyrtarët është vërejtur se ekziston një hapësirë e ndarë me mur në te cilën janë gjetur 10 aparate për lojëra fati. Pas verifikimit të këtyre aparateve, ka rezultuar se aparatet janë të pa licencuar dhe si të tillë janë në funksion ilegalisht.

Të gjitha aparatet janë sekuestruar dhe ndaj personit është iniciuar procedura kundërvajtëse.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)