24 Prill 2024

Dogana kap mbi 2500 litra naftë të kontrabanduar

Prishtinë, 20 qershor - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se njësit e doganës në bashkëpunim me Policinë  e Kosovës kanë kapur një tentim për kontrabandim të naftës në rajonin e Mitrovicës.

Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë së pas pranimit të informatës përmes rrugëve operative për këtë veprimtari, respektivisht për kamuflimin e naftës në rimorkio të kamionit, njësit e doganës janë mobilizuar dhe kanë lokalizuar kamionin e dyshimtë.

Kamioni sipas tijështë ndalur në fshatin Kqiq i Madh ku edhe është ushtruar kontrolla.

\"Pas kontrollimit të rimorkios është vërejtur se në maune gjenden të ngarkuar dy bidon plastik me derivate të naftës me nga 1000 litra dhe anash kishte dy rezervuar me nga përafërsisht 500 litra naftë secili\", ka theksuar Stavileci.

Ai ka theksuar se pala nuk posedonte asnjë dokumentacion për mallin prandaj së bashku me Policinë e Kosovës është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për kontrollim detal.

\"Kamioni së bashku me derivatet janë konfiskuar gjithashtu edhe pala është gjobitur derisa rasti ka vazhduar tutje për hetime\", ka pohuar Stavileci.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)