20 Prill 2024

MTI mirëpret Raportin e Auditimit

Prishtinë, 20  qershor - MTI mirëpret “Raportin e Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të MTI-së për Vitin e Përfunduar me 31.12. 2015” të kryer nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Me rastin e publikimit nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të “Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për Vitin e Përfunduar më 31 Dhjetor 2015,” MTI jep këtë sqarim:

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e mirëpret Raportin e Auditimit, rezultatet dhe konkluzionet e nxjerra nga ky Raport dhe njëherit ka kënaqësinë të pohojë se ky Raport e nxjerr Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si një nga Institucionet më të suksesshme sa i përket qeverisjes së mirë dhe menaxhimit efikas dhe transparent të financave publike për vitin 2015.  
  
Në konkluzionet e përgjithshme të Raportit të Auditimit konstatohet se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka shënuar progres të theksuar në implementimin e rekomandimeve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), ku prej 22 rekomandimeve të cilat ZAP i ka caktuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për t’i adresuar gjatë vitit 2015, vetëm një rekomandim nuk është implementuar plotësisht ndërsa të tjerat janë adresuar.  

Raporti i Auditimit ka vlerësuar lartë qeverisjen dhe efikasitetin e sistemeve të menaxhimit dhe të kontrollit të MTI-së. Një ndër përfundimet më të rëndësishme të dala nga Raporti i ZAP, është se ‘Konkluzioni është i pamodifikuar,’ që do të thotë se Pasqyrat Financiare prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale. 

Edhe përkundër asaj se MTI i ka zbatuar shumicën e rekomandimeve të dhëna nga ZAP, menaxhmenti i MTI-së do bëjë përpjekje të vazhdueshme me synim të rritjes së përgjegjshmërisë së përdorimit të parave të taksapaguesve, nëpërmjet rritjes së përgjegjësive individuale në mënyrë që t’i evitojë edhe disa mangësi të gjetura nga Raporti i Auditimit.

Konkluzionet e nxjerra nga Raporti i Auditimit konfirmojnë në mënyrë të qartë përkushtimin e plotë të MTI-së për qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse, ku shpenzimi i parasë publike dhe qeverisja e përgjegjshme dhe profesionale janë parime bazë për një qeverisje demokratike. MTI zotohet se kjo qasje do të vazhdojë të jetë prioritet i lartë edhe në periudhën në vazhdim.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë falënderon të gjithë zyrtarët për angazhimin e tyre në zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë, transparente dhe në zbatim të plotë të ligjit.
MTI falënderon po ashtu Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional gjatë tërë procesit të auditimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)