29 Mars 2024

Gjermania, Italia e Turqia importuesit me të mëdhenj të gazit

Berlin, 20 qershor - Sipas “Raportit të Statistikave të Energjisë Botërore BP”, vitin e kaluar, në tregtinë e gazit natyror me linjat e shtruara gazsjellëse, ndër vendet e Evropës, Turqia u radhit e treta pas Gjermanisë dhe Italisë.

Gjermania, vitin e kaluar, ishte vendi që importoi më tepër gaz natyror nga gazsjellësi në Evropë me përkatësisht 104 miliardë metrakub.

Italia me 50 miliardë metrakub u rendit e dyta ndërsa Turqia ishte e treta me 39,7 metrakub gaz natyror.

Turqia ndiqet nga Franca me 35,9 metra kub dhe Holanda me 30,2 miliardë metrakub gaz natyror.

Vendi që Turqia ka preferuar të blejë më shumë gaz natyror nëpërmjet gazsjellësve është Rusia me 26,6 miliardë metrakub, kurse vendi nga i cili preferon të bëjë import të gazit LNG është Algjeria me 3,8 miliardë metrakub gaz natyror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)