18 Prill 2024

Tregjet financiare mund të përballen me rritje të normave të interesit

Washington, 1 qershor - Anëtarët e Bankës Qëndrore Amerikane kanë dhënë sinjale se tregjet financiare mund të përballen me një rritje të normave të interesit.

Norma bazë e interest të Bankës Qëndrore ose norma me të cilën bankat paguajnë hua afat-shkurtra, ka qënë në nivele të ulta rekord që nga fundi i krizës financiare. Por tani që ekonomia amerikane po tregon shenja përmirësimi, po shtohen edhe shanset që interesat të rriten, për herë të parë që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Ndërkohë që më shumë amerikanë punojnë apo kërkojnë punë, dhe fitimet e korporatave janë në rritje – a mund të shmanget rritja e normës së interestit nga Banka Qëndrore?

Duke folur në Institutin Peterson në Uashington –Jerome Powell i Bankës Qëndrore tha se pasojat për politikat monetare janë të qarta.

“Nëse të dhënat vazhdojnë të mbështesin pritshmëritë, do ta shihja me vend vazhdimin e rritjes graduale të interesit nga Banka Qëndrore. Në varësi të të dhënave dhe rreziqeve, një rritje tjetër mund të ndodhë së shpejti.”

Në fillim të javës, presidenti i bankës qëndore të Dallasit, Robert Kaplan tha se pret të paktën dy rritje në vitin 2016. Të premten, kryetarja e Bankës Qëndrore Janet Yellen tha se insititucioni po monitoron të dhënat ekonomike dhe shprehu besim në mëkëmbjen e ekonomisë amerikane.

\"Është me vend dhe e kam thënë edhe në të kaluarën që banka të rrisë gradualisht interesat dhe ndoshta gjatë muajve të ardhshëm kjo do të jetë lëvizja e duhur.\"

Rritja e fundit e interesave u bë gjashtë muaj më pare. Qysh atëherë, një rritje e ngadaltë në ekonominë botërore dhe rritja e paqëndrueshmërisë së tregjeve vonoi lëvizjet për të shtrënguar apo normalizuar politikat monetare amerikane. Analisti Greg McBride thotë se Banka Qendrore nuk ka më arsye dhe kohë.

“Në se nuk veprojnë në qershor apo korrik nuk do të arrijnë dot të rrisin interesat dy herë në 2016-ën.”

Ekonomistët thonë se normat e interesit janë ende mjeti më i fuqishëm që kanë bankat qëndorore kur ekonomia është e dobët. Por investitorët që kanë përfituar nga kostot e ulta të huave duhet të përgatiten për ndryshime, thotë analisti Brad Friedlander.

\"Po shohim një zgjim të disa investitorëve që kanë qënë të kënaqur nga normat e ulta të bankës qëndrore dhe mendoj se nga besimi i bankës vjen edhe besimi i tregut\"

\"Nuk duhet pritur shumë gjatë por as nuk duhet nxituar,” thotë Jerome Powell i Bankës Qendrore, që mohon të ketë një përpjekje të koordinuar nga zyrtarët e bankës qëndore për rritjen e interesit. Votimi bëhet më 15 qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)