24 Prill 2024

Riinvest organizon Forumin për Tregjet Lokale

Prishtinë, 31 maj - Instituti Riinvest organizon Forumin për Tregjet Lokale ku do të prezantohen të gjeturat e raportit “Menaxhimi i tregjeve në 16 komunat”.

Ky raport është njëri nga aktivitet e shumta të projektit të titulluar “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Partneritetit Zhvillimor Strategjik ndërmjet Komunave/Komuniteteve”.

Projekti është pjesë e programit Avancojmë Kosovën së Bashku - Alternativa Lokale i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe i implementuar nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF).

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është inkurajimi i komunave për të krijuar partneritete dhe rrjete regjionale për adresimin e çështjeve me interes të përbashkët, konsolidimin dhe përmirësimin e standardeve të qeverisje së mirë, dhe zhvillimin e qasjeve të reja në adresimin e sfidave aktuale dhe të ardhshme të qeverisjes lokale.

Në përputhje me qëllimin e përgjithshëm, intervista me 16 zyrtar komunal të cilët janë përgjegjës për tregjet lokale janë zhvilluar dhe një raport që përshkruan situatën aktuale në lidhje me menaxhimin e tregjeve , problemet e përbashkëta me të cilat ballafaqohen komunat , si dhe mundësitë për bashkëpunim ndër- komunal është përpiluar.

Gjatë forumit do të prezantohen të gjeturat e raportit dhe zyrtarët komunal do të inkurajohen të paraqesin mundësi të tjera për bashkëpunim ndër-komunal në lidhje me menaxhimin e tregjeve lokale.
 
Në ketë forum do të debatojnë drejtorë dhe zyrtarë komunal, dhe përfaqësues organizatash të ndryshme rreth gjendjes aktuale, formave të menaxhimit të tregjeve, dhe prolemeve të  përbashkëta komunale. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)