29 Mars 2024

Defici tregtar arrin në 227,6 milionë euro

Prishtinë, 27 maj - Agjencia e Statistikave te Kosovë  (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit të mallrave për muajin prill 2016.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë prej 227,6 milionë Eurosh, ose për 16.1% në muajin prill 2016, krahasuar me deficitin prej 196,1 milionë Euro e  periudhës së njëjtë të vitit 2015. Eksporti mbulon importin  me 9.2%.

Eksporti i mallrave në muajin prill 2016 kishte vlerën 23,0 milionë Euro, ndërsa importi 250,7 milionë Euro, ku është një rënie prej (-16.9%) për eksport dhe një rritje prej 12.0% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 34.3% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 16.5% e përbëjnë produktet minerale; 13.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 10.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 4.2% e përbëjnë lëkura dhe artikuj prej saj; 3.5% e përbëjnë produktet bimore; 2.9%) e përbëjnë tekstili dhe artikuj prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.6% të importit e përbëjnë  ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.0% e përbëjnë produktet minerale; 9.5% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.2% e përbëjnë mjetet e transportit; 5.5% e përbëjnë produktet bimore, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 6,0 milionë Euro, ose rreth 26.1% e eksporteve të përgjithshme, me një rënje prej (-31.4%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermani (5.5%), Holanda (4.2%), Bullgari (3.9%) dhe Austria (2.8%).

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 104.9 milionë Euro, ose 41.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 8.4%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.2%), Italia (7.4%), Greqia (3.6%), etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin prill 2016 arritën në 9,7 milionë Euro, ose 42.4% të eksporteve të përgjithshme, ku kishte rënie prej (-6.9%). Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (15.6%), Maqedonia (12.1%), Serbia (8.9%) dhe Mali i zi (4.2%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin prill 2016, arritën në 69,4 milionë Euro, ose 27.7% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-1.9%). Ndërsa, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (12.6%), Maqedonia (5.7%), Shqipëria (5.2%) dhe B&H (3.7%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 7,2 milionë Euro, ose 31.4%. ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: Zvicra (5.5%) dhe Turqia (2.8%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 76,3 milionë Euro, ose 30.5%. Vendet me pjesëmarëje më të lartë për import në këtë grup janë: Turqia (11.1%) dhe Kina (6.7%). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)